Stresit: Ja si u arratisa nga policia

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, apo siç njihet me emrin e artit, Stresi, ka rrëfyer sot në emisionin “Zonë e Lirë” arratisjen nga komisariati nr.3 në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2015, kur u shoqërua në polici për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

“Pasi më shoqëruan në komisariat, policët më thanë hiq rripin, lidhëset e këpucëve. I thash, të pimë një cigare të paktën. Kur ka hapur derën e korridorit polici u kthye në zyrë se e thirri një koleg. Ishte moment 2-3 sekonda. Unë u hodha nga kati i dytë, nga dritarja e hapur që ndodhej në korridor. Isha pa këpucë, zbathur. U hodha nga 3-4 metra lartësi, dhe rashë sipër makinës së policisë. Kam vrapuar drejt portës të komisariati, polici i dezhurnit më pa, por si duket i moshuar. U largova menjëherë, binte shi. Dola në rrugën Mine Peza dhe u futa në një rrugicë përballë shkollës “Jeronim De Rada”. Pastaj kam dalë tek Cirku. Kalova rrugën dhe dola tek 17 nëntori. Më pas hipa në taksinë e parë që më doli. Më ka çuar tek gjyshja tek fresku. Aty më zuri gjumi dhe të nesërmen jam çuar në 6 të mbasdites.  Kur kam parë lajmet që kanë dalë për mua mora rrugën për në bllok, kam qenë tek Vesa Center, një shtëpi private, kam ndenjur deri të nesërmen në mëngjes. Doja të ikja në Mal të Zi”, tha ai

Më tej Stresi u shpreh: “Ishte skema ime, kishim bërë çdo gjë gati. Kalova me çizme peshkatari të gjata në lumë. Ishin kundra ujit po gjithsesi uji hyri, kemi ecur rreth 45 minuta në ujë të ftohtë. Isha me dikë që më kapte me litar, isha vetëm me zotërinë që më ndihmoi dhe më priste familja në anën tjetër. Ika në Kroaci, nga andej në Slloveni, kam qenë i shoqëruar nga dy prindërit e mi që s’më kanë lënë vetëm, kanë rrezikuar për fëmijën e vet”.

SHKARKO APP