Striptistja ka një dhuratë për Arian Çanin
Edicioni i kaluar te ‘’Zonë e lirë’’ ishte i jashtëzakonshëm për faktin se merrte pjesë një nga striptistet më të njohura në vend. Anna kishte shkuar tek Arian Çani për shkak të kërkesave të mëdha që kishin bërë teleshikuesit për të. ‘’Te Çani i kam tërbuar njerëzit, kam marrë vetëm komente pozitive dhe shumë pak nga ato negativet që bëhen nga ndonjë femër xheloze. Plus kësaj kishte kohë që audienca i bënte kërkesa atij që unë të jem pjesë e emisionit’’, shprehet në një bisedë për ‘’Panorama plus’’ striptistja Anna. E pyetur nëse gjithmonë shfaqet ashtu topless edhe në publik, ajo përgjigjet: ‘’Vetëm për raste festash… Çanit ia kam hequr trurin me cicat (qesh)’’, shprehet Anna, e cila njëherazi është dhe menaxhere e një klubi striptize, ku balerina të njohura bëjnë kërcime të nxehta. Në një intervistë për gazetën tonë pak muaj më parë, ajo u shpreh se klubin e tyre e vizitojnë edhe politikanë