Studentët e Michiganit, për promovimin e turizmit në Shqipëri
Agjencia Kombëtare e Bregdetit në vazhdim të nismës së prezantimit të vlerave tona turistike në botë, realizoi me Universitetin e Michiganit nismën që 18 studente të këtij universiteti të mund të kontribuojnë në disa institucione shqiptare me fokus turizmin gjatë sezonit veror. Për dy muaj me radhë këta studentë do të përfshihen në disa nisma apo projekte konkrete me fokus turizmin për të ndihmuar duke dhënë idetë e tyre për disa probleme konkrete që hasen në turizmin shqiptar.
“Këta studentë që studiojnë në fusha të ndryshme dhe vijnë nga kombësi të ndryshme, do të jenë një pikë referimi për projekte të ardhshme me këtë Universitet të rëndësishëm amerikan”, thotë Auron Tare, Drejtor i Agjencisë Kombetare të Bregdetit, i cili ka bërë të mundur krijimin e këtij programi që synon të sjellë në të ardhmen disa projekte të rëndesishme bashkëpunimi me Universitetin e Michiganit, një prej 10 universiteteve më të mira amerikane