Studenti shqiptar i pari që mban një fjalim hapës në universitetin belg

Një student shqiptar është studenti i parë i huaj që mban një fjalë në çeljen e vitit akademik në universitetin e Belgjikës, VUB.

Studenti Arlind Cara, ofroi historinë e tij para të pranishmëve. Ai po doktoron pranë departamentit të Shkencave të komunikimit në Universitetin e Tiranës.

Një nga momentet kryesore të kësaj ceremonie ka qenë shqiptimi në hollandisht i një prej motove të Universitetit nga ana e studentit shqiptar, “Ik ben nu al redelijk eigenzinnig”. Frazë e cila në shqip përkthehet:

“Unë jam një i ri kokëfortësisht i arsyeshëm!”.  Një ngjarje tjetër kulminante e ceremonisë universitare ka qenë edhe parakalimi i Bordit Akademik të Universitetit prestigjoz belg, VUB, së bashku me drejtues të universiteteve kryesore të Belgjikës e të ftuar të nderit të ceremonisë hapëse të Universitetit. Pjesë e këtij parakalimi ka qenë edhe i riu Shqiptar,  Arlind Cara.

SHKARKO APP