Studentja vdes për një foto
Lajme E Enjte, 15 Korrik 2021 04:24
Një studente e huaj ra nga një lartësi mbi 60 metra teksa po përpiqej të bënte një fotografi.
Hyewon Kim, 23 vjeç shkoi në shkëmbinjtë e Seven Sisters në East Sussex të Britanisë dhe i kërkoi një personi t’i bënte një foto.
Në momentin kur u hodh ajo u përplas me një shkëmb, duke gjetur dhe vdekjen.
Studentja ishte nga Koreja e Jugut dhe ishte në Mbretërinë e Bashkuara për të studiuar anglisht.