Studimet dhe karriera nisin mbarë me Vodafone Albania
Ato cfarë mund ta bëjnë të ndjehet i lumtur dhe i sigurtë një të ri është padiskutim një bursë studimi e mbi të gjitha një ofertë pune, nga ku karriera mund të nisë e mbarë.
Asgjë nuk dhurohet por fitohet nga ata që përpiqen e që ia dalin mbanë të jenë më të mirët. Pikërisht për këtë kategori të rinjsh Vodafone Albania ofron mundësi të mëdha studimi, trajnimi e punësimi.
Prej 6 vjetësh Vodafone Albania ka mbështetur talentet e reja në auditorët e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. e trajnime e praktikime pranë kompanisë Vodafone Albania, duke u krijuar kështu studentëve kushte optimale, që krahas studimit, të mund të përjetojnë praktikat reale të punës së ardhshme.
Në këtë vit akademik 2018- 2019, Vodafone Albania ka mundësuar edhe bursa studimi bachelor në FASTIP, në Degën Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.
Ndër 18 të rinj që iu nënshtruan testimeve, u përzgjodhën 10 më të mirët, që do të kalonin në një tjetër fazë testimi e përzgjedhje.
Ishte 21 gushti Dita e Vlerësimit kur ndër 10 të rinj, u përzgjodhën 5 më të talentuarit, që do ta meritonin për këtë vit mbështetjen për bursë bachelor si dhe për trajnime e praktikime në Vodafone Albania.
Ishte kjo dita kur studentët kaluan sprova të forta individuale e në grup, intervista e prezantime të ndryshme në kompani, që mund ta konsiderojnë dhe si një vend potencial pune në të ardhmen e afërt të tyre.
Kjo praktikë bashkëpunimi me FASTIP që si karakteristikë thelbësore ka kombinimin e njohurive që merren në fakultet me përvojën e marrë nga praktika profesionale drejtpërdrejtë në kompani, (50% të kohës një student i FASTIP e konsumon në auditore për formim akademik dhe 50% të kohës e konsumon në kompani për trajnim), vlen që dhe vetë Vodafone Albania të mund të etiketojë kandidatët më të talentuar për tu kualifikuar e pse jo nisur karrieren ne nje kompani nderkombetare si Vodafone.
Vodafone Albania në kuadër të orientimit të karrierës do të vazhdojë të ofrojë mundësi bashkëpunimi për të rinjtë e talentuar.
Per me shume vizitoni faqen zyrtare www.vodafone.al/karriera