Studimi i frikshëm: Për 4 muaj mund të vdesin mbi 80 mijë njerëz
Pandemia e Coivd-19 ka prekur pas Kinës dhe Europës, tashmë me shifra shqetësuese edhe në SHBA. Deri më tani janë mbi 85000 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe kështu Shtetet e Bashkuara tejkalojnë Kinën dhe Italinë, duke u bërë vendi me numrin më të lartë të të prekurve në botë. Me gati 1300 viktima, bilanci amerikan mbetet shumë prapa atij të Kinës dhe Italisë.
Por një studim i fundit por i frikshëm në atë që paralajmëron, që Covid-19 mund të shkaktojë deri në 80 mijë viktima në Shtetet e Bashkuara. “Ne vlerësojmë se numri total i atyre që mund të humbin jetën gjatë 4 muajve në vazhdim mund të jetë rreth 81000. Madje edhe më shumë, në varësi të rrethanave”. Nga ana tjetër po sipas këtij studimi studimi, 2300 pacientë mund të vdesin çdo ditë duke filluar nga prilli.
Andrew Cuomo, guvernatori i shtetit të prekur më rëndë, Nju Jorkut, tha të enjten se izolimi në shtëpi mund të mos ketë qenë qasja më e mirë ndaj virusit. Karantinimi i të moshuarve me të rinjtë, me shumë gjasë nuk është një strategji efikase.