Studimi i ri zbulon çfarë i ndodh trupit të njeriut pak minuta pas vdekjes

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me trupin e njeriut pasi vdes? Ndoshta keni dëgjuar për ata që kanë qënë afër vdekjes dhe kur janë kthyer sërish në jetë janë shprehur se kanë parë një dritë në fund të tunelit.

Sipas një studimi të ri nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Nju Jorkut, truri i personit të vdekur dhe vetëdija e tij vazhdojnë të punojnë për një kohë të caktuar, që do të thotë që personi mund të njohë vdekjen e vet.

Ky studim i ri paraqet idenë për serinë hollivudiane “Flatlines”, e cila përcjell grupin e studentëve të mjekësie të cilët kanë pasur përvojë të ngjashme me vdekjen.

Studiuesit kanë stimuluar ndërprerjen e aktivitetit të zemrës, ndërsa përjetimi i pacienteve ishte një lloj jete pas vdekjes, raporton nypost.com. Doktor Sam Parnia, thekson se njerëzit drejtpërdrejt para ndërprerjes së punës së zemrës ende janë të vetëdijshëm.

“Kemi zbuluar që njerëzit të cilëve u është ndalur zemra në tavolinën e operacionit dhe sërish janë zgjuar munden të përshkruajnë se çfarë ka ndodhur rreth tyre kur u është ndalur zemra”- ka thënë ai.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se përvoja e vdekjes mund të jetë e ndryshme për pacientët. Secili pacient regjistronte rezultate të ndryshme elektroencefalografike (aktivitet elektrik në tru) si para dhe pas vdekjes.

retfgb

SHKARKO APP