Studimi për rrjetet sociale/ Sa më shumë miq, aq më shumë stres
Kur shumica përpiqen që të bëjnë sa më tepër miq nëpër rrejtet sociale, psikologët thonë se kjo nuk është mirë për shëndetin mental. Kjo thuhet në raportin të cilin e ka përpiluar shkolla e biznesit nga Universiteti i Edinburgut, në raport thuhet se më shumë miq në “Facebook” njëkohësisht do të thotë edhe më tepër stres. Shkencëtarët këtë e kanë lidhur me shqetësimin për shkak të fyerjeve nëpër rrjete sociale dhe imperativit se nuk do t’i pëlqejnë grupit sa më të madh njerëzve, shkruan “Daily Mail”.
“Kjo sidomos vlen për të rinjtë, të cilët nuk e kanë ende identitetin e definuar, kështu që vetëbesimi i tyre shumë shpejtë bie kur dikush nga miqtë nga “Facebook’u” komenton negativisht diçka në llogari. Mirëpo, edhe të rriturit bien në këtë kurth, duke u brengosur se mos e kanë publikuar fotografinë e gabuar, kanë shkruar ndonjë status i cili nuk do t’iu pëlqejë dikujt, që shpesh i kanë bërë “share” apo “like” ”, shpjegon psikologu Carl Brown.