Studimi që tregon pse s’duhet t’u lirojmë vendin të moshuarve

Jemi edukuar dhe mësuar që gjithmonë t’ju lirojmë vendin të moshuarve kur lëvizim me transport publik, apo ti ndihmojmë kur ata kanë qese në duar. Por një portal anglez, Metro publikon një artikull me një titull interesant: Mos ia lironi më vendin të moshuarve”.

Sipas një raporti të publikuar në British Medical Journal të hartuar nga profesori i Oksfordit Muir Gray, tregon se të moshuarit nuk duhet të mësohen që më të rinjtë t’ju krijojnë kushte për të qëndruar rehat, si në rastin e ndenjëseve në autobus apo tren.

Sipas Gray, të moshuarit nuk duhet të lënë veten pas dore dhe nëse nuk ka vende bosh nëpër transporte publike, duhet të qëndrojnë në këmbë që të mbajnë fizikun sa më të fortë dhe aktiv. “Qëndrimi është një stërvitje e madhe për ta”, thotë Gray.

Gjithashtu ai thotë se nuk duhet ti merrni për krahu dhe ti dërgoni aty ku duan, vetëm në rastet kur ka ndonjë këmbë të lënduar, apo moshës shumë më të vjetër. Ai thotë se ndihma është në dëmin e tyre. “Ju mendoni se po bëni mirë, por po i bëni më shumë dëm sa mendoni. Lërini të lëvizin, të ecin, e të stërmundohen pak”.

Në fakt të gjithë studiuesit argumentuan se duhet të ndryshojë menjëherë ky mentalitet i tillë, dhe secili të shohë veten e tij. “Po e theksojmë edhe njëherë që nuk bëhet fjalë në rastet kur të moshuarit janë në karrige me rrota, janë të lënduar fizikisht”. Me siguri gjyshërit dhe gjyshet tona mund të thonë në këto momente: Fali o zot se s’dinë çfarë thonë.

SHKARKO APP