Studiuesit japin alarmin e rritjes së miopisë tek të rinjtë, faji është i…
Studiuesit e huaj japin alarmin se po rritet numri i të prekurve nga miopia anembanë globit. Nëse e keni të vështirë të shihni objektet në distancë, kjo është shenjë e miopisë. Por mos u shqetësoni, sepse nuk jeni vetëm.
Numri i miopëve në botë është në rritje. Një studim i ri tregon se numri i personave miopë është në rritje, jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë globin. Por gjithashtu po rritet numri edhe i të rinjve. Po, përse?
Në dhjetë vitet e ardhshme, në fakt 40% e njerëzve nën 25 vjeç do të kenë probleme serioze me shikimin. Ndërkohë që sot në botë rreth 20% e të rinjve vuajnë nga kjo sëmundje e syve. Dhe kjo ndodh për shkak të celularëve smartphone shkruan Tg.com.
Sipas një studimi në botë rreth 25 milionë persona vuajnë nga humbje shikimi e pakthyeshme ose verbëria ndërsa 227 milionë persona vuajne nga shikimi i limituar, të cilin e kanë shume poshtë normales.
Të rinjtë kalojnë orë të tëra të fiksuar pas telefonit. Studimi është publikuar nga The Lancet, e cila citon okulistët nga mbarë bota. Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë tetë nga dhjetë raste verbërie dhe shikimi të limituar janë të shmangshme me kujdesin e duhur.