Subvencioni në bujqësi-përparësi bimët medicinale

Ministria e Bujqësisë këtë vit i ka dhënë prioritet sektorit të bimëve medicinale, për ta mështetur me subvencione dhe financime që synojnë ripërtëritjen dhe zhvillimin bashkohorë të këtij sektori.

Sipas burimeve nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor (AZHBR), në hartën e re të zhvillimit të bujqësisë janë përzgjedhur rrethet e Krujës Ebasanit, Gramshit, Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenes, Korcës, Devollit, Kolonjës, Pogradecit, Kukësit, Hasit, Tropojës, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës dhe Delvinës për t’u mbështetur me subvensione për kultivimin e bimëve medicinale.

Sipas kushteve të vëna në udhëzimin e AZHBR përfituesi duhet të ketë paguar më parë taksat e tokës ndryshe nuk mund të përfitojë nga skema. Gjithashtu aplikuesi duhet të ketë shlyer detyrimet e sigurimeve shoqërore duke përfshirë dhe muajin e fundit para aplikimit. Ndërsa aplikanti ka të drejtë të bëjë më shumë se, një aplikim kur toka nuk gjendet në të njëjtin vend.

Përfitojnë ata fermerë që bëjnë mbjellje të reja për këtë vit. Përfitues mund të jenë fermerët individualë të cilët duhet të jenë të pajisur me kartën e fermerit. Sipërfaqja minimale me të cilën mund të aplikohet nuk mund të jetë më e vogël se, dy dynim dhe sipërfaqja maksimale jo më shumë se, 10 ha.

SHKARKO APP