Suficiti i buxhetit – 7-mujori, mosrealizim i investimeve ose mirëmenaxhim i fondeve

Niveli i suficitit buxhetor gjatë 7-mujorit të këtij viti është në vlerën e 2.8  miliardë lekëve, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave.

Duke patur parasysh se në fund të vitit është parashikuar  një deficit buxhetor  në vlerën e 31.1 miliardë lekëve.

Por kjo duhet parë në dy aspekte,  e para  si hap pozitiv i  një “menaxhimi të kujdesshëm” të financave publike, dhe e dyta si një anë negative të  mosrealizimit të investimeve publike.

Gjithashtu  gjatë kësaj periudhe edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit  kanë qenë pozitive. Edhe pse periudha e parë e këtij viti përkoi me periudhë zgjedhore, duhet thënë se  qeveria ‘e rrudhi dorën” në  financat publike.

Kjo ndoshta edhe për faktin e ndryshimeve që iu bënë në ligjin për menaxhimin e buxhetit, ku u sanksionua që  shpenzimet buxhetore do të ishin të “limituara” edhe  në periudha zgjedhore.

Referuar të dhënave të treguesve fiskalë për  7-mujorin rezulton se  të ardhurat në buxhet për këtë periudhë janë në vlerën e  248.3 miliardë lekëve, shpenzimet në vlerën e 245.4 miliardë lekëve. Po sipas këtyre të dhënave investimet kapitale llogariten në vlerën e 29.1 miliardë lekëve ose vetëm 39 % e planit.

/SCAN

SHKARKO APP