Sula: PD s’mund të drejtohet nga persona në ndjekje penale! Salianji të luftojë për vendin e Berishës jo të Nokës
Dashnor Sula ka evidentuar Sali Berishën si problemin kryesor të mosfunksionimit dhe të përçarjes së PD-së. Ai komentoi edhe takimet e pavarura të Salianjit me qytetarët e Durrësit. Ai tha se për të mundur mazhorancën, opozita duhet të jetë një shembull i kundërt duke nisur që nga personat në krye që nuk mund të jenë individë që kanë çështje të hapura me ligjin.
”E kemi thënë disa herë dhe u bë me muaj që problemi i opozitës qëndron dhe kushto qytetar do të thonte përse merreni me opozitën dhe jo me mazhorancën. Unë e kam bindje që edhe sot që PD është në opozitë, në sistemin demokratik funksionojnë dy forcat që duhet të jenë të kundërtat e tyre. Në këtë rast jemi në pole të njëjta. Në kuptim që me problematikat, me problemet e korrupsionit ë ka mazhoranca, duhet të përballë të ketë një model ndryshe, një model që duhet ta ketë opozita dhe nuk e ka. Nuk duhet të ketë opozita persona në ndjekje penale si mazhoranca”, tha Sula.
Nga ana tjetër u shpreh se do të ishte e udhës dhe e drejtë nëse Salianji do të lufte për vendin e Berishës, por jo për atë të Flamur Nokës. ”Nëse Salianji do të luftojë për vendin e lidership, ka terren, do të mbështetje. Nëse do të luftojë për numrin 2 nuk ndryshon asnjë gjë. Berisha vetëm një herë në jetën e vet doli nga qasja e vet politike në vitin 2005 që bashkoi të gjithë opozitën.
Vetë PD ka pjellë shumë parti të vogla të djathta që kanë copëzuar opozitën. Ndodh se qasja e liderit është ekstrem për të përzënë këdo nga shtëpia tij. I vetmi pushtet që i ka mbetur në dorë Berishës që kush mendon ndryshe e ka zë ndryshe, duhet të përjashtohet ose të rrudhet”.
KOHA JONË SONDAZH

