Sulltaneshë Hyrrem kapet mat me të dashurin në hotel
Ajo është një nga aktoret më të kërkuara në kinematografinë turke. Behët fjalë pikërisht për aktoren Maryem Ozerli, e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur me interpretimin e saj si Sulltaneshë Hyrrem në serialin ‘Sulejmani i Madhërishëm”.
Pas një lidhje të dështuar aktorja e njohur ka nisur një romancë të re me aktorin egjiptian Bassel Alzaro. Dyshja të cilët për herë të parë u takuan në Berlin, aty ku nisi edhe lidhja e tyre, janë fotografuar së bashku teksa hynin në një hotel ne Stamboll. Kujtojmë se aktorja nga lidhja e mëparshme ka edhe një vajzë dy vjeçare.