Super-autostrada që do të lidh Britaninë e Madhe me SHBA-në, nëpërmjet Rusisë

 

Britania mund të lidhet me Amerikën nëpërmjet rrugës, nëse vihet në jetë projekti tejet ambicioz i Akademisë ruse së Shkencave.

Një propozim tejet strategjik ka mbërritur në tavolinën e presidentit Vladimir Putin, ku është hedhur ideja për ndërtimin e autostradës më të madhe në botë, rreth 12,400 milje, e cila do të lidh skajin më perëndimor të Rusisë me ngushticën e Beringut pranë Alaskës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky projekt ambicioz përfshin edhe lidhjen me hekurudhën Trans-Siberiane apo ndërtimin e gazsjellësve përgjatë autostradës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Akademisë së Shkencave të Rusisë, Vladimir Fortov ia ka dorëzuar planin “Rripi i zhvillimit Trans-Eurasian” presidentit Putin, por nuk ka një shifër të saktë se sa mund të kushtojë ai. Fortov ka deklaruar se: “Projekti është shumë ambicioz dhe i kushtueshëm, por do të zgjidh shumë probleme në zhvillimin e atij rajoni të gjerë.”

Krijuesit e këtij projekti shprehen se ndërtimi i tij do të kërkojë triliona dollarë, por insistojnë se përfitimet ekonomike që do të ketë Rusia, tejkalojnë çdo kosto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?