“Super malaria” kërcënim i ri botëror
Shkencëtarët janë të shqetësuar për përhapjen e shpejtë të “super malarias” në jug-lindje të Azisë. Sipas shkencëtarëve “super malaria” po kthehet në një kërcënim global. Kjo formë e rrezikshme e parazitit të malarias nuk mund të shkatërrohet me medikamentet e zakonshme kundër malarias.
“Super malaria” u shfaq fillimisht në Kamboxhia dhe që atje është shpërndarë në zonat e Tajlandës, Laosit dhe ka arritur deri në Vietnamin e jugut.
Një ekip studiuesish në Njësinë e Kërkimit të Medikamenteve Tropikale në Bangkok tha se ekziston një rrezik real që malaria të bëhet e pashërueshme.
“Ne mendojmë se është një kërcënim serioz. Është alarmante se si malaria po përhapet në të gjithë rajonin dhe po i frikësohemi faktit që “super malaria” mund të kapërcejë drejt Afrikës”,-tha drejtuesi i njësisë, Arjen Dondrop.
Rreth 212 milionë njërëz infektohen nga malaria çdo vit. Ajo shkaktohet nga një parazit i cili transmetohet nga mushkonjat dhe është shkaktari kryesor për vdekjen e shumë fëmijëve.