Super njerëzit inteligjentë, realitet më 2030
Falë hapave prej gjiganti që po zhvillohen në fushën e neuroshkencave dhe të inteligjencës artificiale duke u fokusuar në praktika që janë në limitin e fantashkencës si vendosja e mikroçipëve dhe transplanti i kujtimeve. Këto arritje shfaqen në 150 studime shkencore të zhvilluara në këtë fushë nga më shumë se 600 studiues në të gjithë botën.
“Brenda vitit 2030 rritja e inteligjencës me vendosjen e impianteve në tru nuk do të jetë më vetëm një objekt kërkimi dhe njerëzit duhet të përballen me këtë paradigmë të re”, deklaron neuroshkencëtari, Mihail Lebedev i universitetit Duke në SHBA.
“Ky grumbullim të dhënash duhet të alarmojë shkencëtarët dhe opinionin publik mbi implikimet e mundshme etike, mjekësore dhe ligjore”, thekson eksperti që ka kontribuar në përpunimin e tyre.
Mundësitë do jenë po aq sa janë edhe idetë e krijuara nga imagjinata e shkencëtarëve dhe si provë na vjen eksperimenti i zhvilluar në Shkollën e Mjekësisë në Karolinën e Veriut “Wake Forest”, ku u mundësua transplanti i kujtimeve nga truri i një miu te truri i një miu tjetër.
Pra nuk është një rastësi që tema mbi superinteligjencën dhe zhvillimin e trurit të njeriut ka thyer konkurrencën me më shumë se një milion kërkime në internet duke lënë pas argumente të tjera të nxehta si ruajtja e oqeaneve dhe studimi i baktereve që jetojnë jashtë dhe brenda trupit të njeriut.