Super-projekti 3 trilionë dollarësh: Londër-Moskë-Nju Jork

Qeveria ruse ka propozuar një projekt gjigant që lidh Londrën, Moskën dhe Nju Jorkun. Bëhet fjalë për 12910 milje rrugë ose 20776.631 kilometra. Ky projekt bashkon shumicën e vendeve të botës.

Ideja është propozuar nga kreu i Hekurudhës ruse, Vladimir Jakunin, ndërsa projekti përfshin disa rrugë të ndërtuara tashmë, por pjesa më e madhe e projektit kërkon ndërtimin e rrugës së re që kërkon një shifër financiare të paktën 3 trilionë dollarë.

Pavarësisht kostos së lartë, ideja ka mbështetjen e presidentit rus, Vladimir Putin dhe mund të bëhet realitet.

Përveç rrugës parashikohet edhe ndërtimi i një hekurudhe që do të kalojë në Siberi, që do të thotë hekurudha më e gjatë në botë.

1427789092728-650x250

SHKARKO APP