Superhëna, ja pamjet që mrekulluan dje botën

Hëna iu afrua Tokës në pikën më të afërt të orbitës së saj që prej vitit 1948. Njerëzit në të gjithë botën dolën në rrugë apo u ngjitën në ndërtesa të larta për të shijuar këtë fenomen natyror të bukur e të rrallë.

Orbita e hënës është eliptike dhe jo rrethore, arsye për të cilën ajo herë pas herë është më pranë tokës. Kur perigjeu, qasja e saj më e afrët ndaj Tokës, përkon me Hënën e plotë, krijohet fenomeni që njihet si superhëna.

Kjo e fundit arriti pikën e saj më të shndritshme mbi Azi mbrëmjen e së hënës. Superhëna shfaqet 14% më e madhe dhe 20% më e shndritshme se sa zakonisht.

Herën tjetër që do të kemi një superhënë do të jetë data 25 nëntor 2034. Madje, atëherë Hëna do të jetë edhe më pranë Tokës duke dhuruar një spektakël edhe më të madh.

Për ata që duan të bëjnë fotot të paharrueshme, ekspertët këshillojnë që të fotografojnë Hënën bashkë me një pikë referimi, si një ndërtesë e lartë apo diçka e ngjashme.

15079083_710603725759021_5371771418846647518_n

15094478_710603719092355_5663175537611859713_n

15078875_710603879092339_6103008687913928240_n

15078561_710603492425711_393535759501959800_n

15032210_710603655759028_5081807759284238618_n

15032826_710603595759034_3379627995392244242_n

15055627_710603445759049_9222546617041228391_n

15032194_710603415759052_1999459312392878664_n

15027724_710603642425696_337009794244371821_n

14993384_710603809092346_2832247479357994746_n

14907032_710603495759044_7247575607455370970_n

 

SHKARKO APP