Surpriza në Berat, ja deputetët që futen në Kuvend dhe ata që mbeten jashtë

Në Berat, janë numëruar 179 nga 305 kuti votimi, dhe PS udhëheq, e ndjekur nga LSI dhe PD, sipas të dhënave të fundit të KQZ-së.

Nga shifrat e deritanishme, Partia Socialiste është kryesuese me 52,89% të votave në këtë qark. LSI vjen e dyta me 25,21% të votave. PD renditet e treta me 15% të votave.

Në Berat, ndahen 7 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky:

PS 4 mandate; PD 1 mandate; LSI 2 mandate.

Deputetët që nxjerr Qarku Berat në bazë të rezultateve paraprake:

Blendi Klosi (PS)

Ermonela Valikaj     (PS)

Adnor Shameti (PS)

Fadil Nasufi(PS)

NASIP NAÇO (LSI)

GLEDJON REHOVICA (LSI)

EDUARD HALIMI (PD)

Silva Caka e zgjedhur deputete në parlamentaret e vitit 2013 me LSI dhe Astrit Veliaj me PD mbeten jashtë Parlamentit, sipas këtij projeksioni.

SHKARKO APP