Sylvester Stallone krenohet me vajzën e tij bukuroshe
Mund të jetë tip i fortë në filma, por Sylvester Stallone është i butë kur bie fjala për familjen.
Aktori 68- vjeçar ka postuar një foto me vajzën e tij, Sistine.
“Unë dhe vajza ime, Sistine, që do të bëhet modele. Besoj se ti mund t’ia dalësh,” shkruan aktori.
Mamaja e saj, Jennifer Flavin, është e martuar me aktorin prej 18 vitesh.
Ajo ka qenë modele dhe është gruaja e tretë e aktorit. Ata kanë tre vajza. Sistine është e mesit. Sophia është 18 vjeç dhe Scarlet është 12 vjeç.