Ta dini se ç’hani, analizat e ushqimeve online për qytetarët

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) do të hedhë online të gjitha analizat e produkteve ushqimore, duke i mundësuar çdo qytetari të ketë akses dhe dijeni mbi sigurinë e produkteve që konsumon.

Për këtë qëllim, ISUV ka hapur tenderin për ngritjen e sistemit LIMS (për sigurinë ushqimore) dhe mirëmbajtjen e sistemit (për shëndetin e kafshëve). Tenderi është shpallur nga Agjencia e Prokurimit Publik, me një fond limit 4.3 milionë lekë pa tvsh dhe me financim nga buxheti i shtetit.

Sistemi i informacionit të analizave laboratorike LIMS është një aplikim në Web, i krijuar posaçërisht për regjistrimin e rezultateve të ekzaminimeve dhe vendim-marrjen në fushën veterinare kryesisht në kontrollin e shëndetit të kafshëve dhe atë ushqimore. Ky sistem shërben për mbajtjen e regjistrit kombëtar të laboratorëve që operojnë nën mbikqyrjen e ISUV dhe për regjistrimin e të gjitha ekzaminimeve që ata kryejnë

SHKARKO APP