Tabaku: Pagesa për Rrugën e Kombit , 33% më shumë se sugjerimi i ekspertëve

Taksa e përcaktuar nga Ministria e Transporteve për kalimin e automjeteve në rrugën e Kombit parashikohet të jetë 33% më e lartë se vlera e sugjeruar nga ekspertët ndërkombëtarë.

Eshtë deputetja demokrate Jorida Tabaku, që përmes në statusi në FB e ka bërë të ditur këtë fakt, duke lënë të kuptohet se vendosja e kësaj takse nuk favorizon premtimet për një treg të vetëm me Kosovën, as lehtësira dhe bashkëpunim në rritje.

Duke sjellë edhe një tabelë të kostove të propozuara nga ekspertët, deputetja shton se përpara se të merret ky vendim i rëndësishëm duhet të analizohen dhe shumë faktorë të tjerë.

SHKARKO APP