Tabelat – Si do të rishpërndahen punonjësit e administratës në ministritë dhe drejtoritë e reja
Në ndryshimin e buxhetit të vitit 2017, qeveria ka reflektuar edhe riorganizimin strukturor të ministrive dhe drejtorive të rëndëishme. Administrata publike do të ketë në total 81,465 punonjës nga 81 mijë e 718 që ka aktualisht. Kjo nënkupton se do të ketë 253 punonjës më pak. Në tabelat që i bashkangjiten aktit normativ që ndryshon buxhetin e vitit 2017 jepet edhe numri i punonjësve që do të ketë çdo dikaster.
Ministria e Brendshme kryeson me një organikë prej 14,269 punonjës e ndjekur nga Ministria e Arsimit me 31,067 punonjës. Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ketë në organikë 5,708 ndërsa ajo e Bujqësisë 2,004 punonjes.
SCAN