Tahiri: 30 deputetë të opozitës kanë udhëtuar me kriminelë
Shumëkush ka pasur kuriozitet se çfarë i ka shkuar ndër mend 38 vjeçari Saimir Tahiri, ish Ministër i Brendshëm, pasi është njohur me kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij. Duket se gjëja e parë që i ka shkuar në mend Tahirit kanë qenë njerëzit e tjerë, me të cilët do të ndajë qelinë. “Nuk është shumë normale që unë të bëj burg me njerëzit që kam arrestuar vetë” u shpreh Tahiri në studion e Opinion.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte ka deklaruar se Moisi Habilaj kurrë nuk ka udhëtuar në makinën time.
Tahiri tha se i vetmi gabim i imi ishte se unë u kërkova kushërinjve të largët të më jepnin makinën që u kisha shitur për të shkuar me pushime.
Ai theksoi se unë isha ministër në atë kohë dhe mund të merrja një makinë çfarëdo, por nuk më shkoi mendja se ata janë disa persona që merren me aktivitet të jashtëligjshëm.
“I vetmi gabim i imi ishte që nuk e verifikova se ata persona merreshin me aktivitet të jashtëligjshëm. Ky ishte gabimi im, unë nuk e bëra në atë kohë, por duhej ta kisha bërë. Pas denoncimit të Dritan Zaganit, unë hetova rreth tyre dhe zbulova se makina ishte në emrin tim”, -tha Tahiri.
Tahiri tha se unë kam shkuar menjëherë në Prokurori dhe i kam kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të hapë një hetim. Ai tregoi se Prokuroria e hapi një hetim rreth tij, por doli me një vendim pas një viti.
Tahiri ka bërë akuza të ashpra ndaj opozitës kur tha se të paktën 30 deputetë të opozitës kanë udhëtuar në makina me kriminelë.