Tahiri në sytë e medieve ndërkombëtare

E enjta e kuvendit, u shua nga deklarata prej 28 minutash e 9 sekondash e ish-ministrit të Brendshëm. Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, dhe lëshoi një lum akuzash, edhe për kolegët e PS-së. Ky vendim gjeti pasyqrim në mediet ndërkombëtare.

”Zëri i Amerikës” nënvizon se emri i tij është dëgjuar disa herë të përmendej mes anëtarëve të një bande të trafikimit të drogës. Ndërsa ”Associated Press”, thekson se vendimi i tij është bërë për të mos penguar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

”Ish-ministri i Brendshëm u vu nën akuzë Nëntorin e shkuar, për dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare, e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i tij përmendet disa herë në bisedat mes trafikantëve”,-shkruhet në artikullin e ”Zërit të Amerikës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky zhvillim ka gjetur pasqyrim edhe në agjencinë ndërkombëtare të lajmeve, Associated Press. ”Saimir Tahiri të enjten dorëzoi mandatin e tij në mënyrë që hetimi të mos qëndrojë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, nënvizon agjencia prestigjoze. Artikulli i Associated Press është publikuar dhe në mediat amerikane si Fox News, Uashington Post, Abc News dhe shumë të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?