Tahiri shuan shpresat e militantëve: Vendet e punës i meritojnë ata pa teserë partie në xhep
Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, dhe ku premtimi kryesor elektoral i 2 kampeve të mëdha janë punësimet në administratë kryesocialisti i kryeqytetit Saimir Tahiri shuan shpresat e militantëve të PS, për ndonjë punësim në shtet të tyre.
Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” teksa merret me premtimet e partive të tjera shprehet se vendet e punës do i meritojnë ata pa teserë partie në xhep.
“Nëqoftëse voton për herë të parë, voto ✌️për shkollë e punë sipas meritës, jo partiçka që korruptojnë rininë me teza provimesh e punë sa për fushatë. Nëqoftëse të premtojnë shkollë qyl, sapo të kanë korruptuar të ardhmen. Nëqoftëse të premtojnë punë në këmbim të votës, sapo të kanë vjedhur të ardhmen ty e mijëra të rinjve që atë vend pune e meritojnë pa teserë partie në xhep. Në 25 voto ✌️#pershqiperineqeduam”, shkruan Tahiri.