Takat e reja Saint Laurent, shpikja më e madhe e njerëzimit pas rrotës

Ndodh njëherë në ca kohë që në treg del një produkt që ti e di mirë se nuk i përshtatet fare, po fare stilit tënd të jetesës, megjithatë shpenzon gjithë rrogën me të pa t’u dridhur qerpiku.

E tillë është edhe shpikja më e re e shtëpisë së modës Saint Laurent, mbase jo investimi më i zgjuar që mund të bëni, por është KAQ e bukur. Në lançimin e akesorëve të sezonit të ri, Saint Laurent prezantoi për herë të parë takat-patina. E kishit menduar ndonjëherë?

1,995 paund, takat-patina me siguri do ta bëjnë më të lehtë ecjen, aq më tepër nëse ia keni marrë dorën patinave në fëmijëri. Si iu duket të rrëshkisni deri tek club-i? Por më mirë t’i shmangni nëse keni pirë disa koktejle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?