Takim në Durrës, Duka: PS-së i ka rënë vrugu, votoni PD

Aleati i PD-së, kreu i PAA-së Agron Duka, që kandidon në qarkun e Durrësit nën logon e PD-së, zhvilloi dy takime me banorët në Katund Sukth dhe Shën Premte. Në takimin me banorët në Katund Sukth, Duka bëri thirrje për të votuar për Partinë Demokratike.

Në argumentat e tij për këtë thirrje Duka u ndal pikërisht në atë që po ndodh tashme mes dy ish-aleatëve Rama dhe Meta, duke e cilësuar aleancën e tyre katër vjeçare si falso.

“Unë shoh vetëm këtë, që ka një përplasje të jashtëzakonshme të atyre të dyve që kanë qënë në qeverisje, LSI dhe PS. Arrim deri në ofendime të paimagjinueshme. Kjo tregon se ata e kanë pasur me falsitet marrëdhënien dhe marrëveshjen mes tyre”,-tha ndër të tjera Duka.

Ndërsa në takimin në Shën Premte, Duka pasi u njoh me problematikat e zonës premtoi zgjidhjen e tyre.

“Unë sapo të marrë detyrën nesër, nëse ne do të fitojmë, shpresojmë se do të fitojmë, natyrisht që do të kem brenda grupit tim të punës njerëz që do të dalin në zonën time që unë kam angazhim për të marrë shënim, pak a shumë unë di problemet sepse po e shkel me këmbë vete. Me marrë në shënim gjithë problematikat që nga ai takimi që zhvilluan në Xhafzotaj të ardhurit që kishin problem me aromën e peshkut dhe me ujin e pishëm, që nga problemet që këtu e deri në problemet e Ishmit, dhe do të mundohem që të gjithë ato probleme ti  ndjek dhe ti zgjidh. Sepse kjo do të jetë detyra ime”,-tha ndër të tjera Duka.

SHKARKO APP