Takimet në SHBA, Basha: Ftova investitorë të fuqishëm në Shqipëri (VIDEO)

Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Gjirokastër, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se nga takimi dy ditor në SHBA, ka takuar investitorë ku i ka ftuar në Shqipëri.

“Unë vetëm dy ditë në SHBA nuk harxhova asnjë minutë kohë për tekat e mia, por u takova me investitorë të fuqishëm për t’u shpjeguar planin tim ekonomik që të vijnë dhe do të vijë për të investuar në këtë vend”,-deklaroi Basha.

Kreu i PD-së, theksoi se Rama erdhi para 4 vjetësh me plane të mëdha por të tjera premtime kishte. Opozitari shtoi se Rama nuk punoi asnjë ditë për të realizuar premtimin e tij për të hapur vende pune.

“Në vendin me rrogat dhe pensionet më të ulta në Ballkan, vuri taksat më të larta, rriti çmimin e energjisë, të naftës, rriti tarifat për universitete; la mijëra studentë jashtë dyerve të universiteteve për shkak të tarifave të papërballueshme nga prindërit e tyre. Kishte 4 vjet kohë dhe 16 miliardë euro në dispozion, por nuk pati asnjë minutë kohë të mendonte për ju dhe prioritetet tuaja. Edhe kur bridhte jashtë shettit kishte vetëm nëj dëshirë, të ekspozonte pikturat e tij, të ndiqte shfaqjet sportive”,-tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1545148825536293/

SHKARKO APP