Takimi i fshehtë i Bashës, “zbulohet” personazhi kritik

Lista e Lulzim Bashës për kandidatët e 25 qershorit, ka pasur kritika dhe largime të disa kandidatëve. Në pikun e fushatës dhe vetëm 6 ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit, në rrjete sociale po qarkullon një foto, në të cilën dallohet qartë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Krahas fotos, burime ende të pa konfirmuara, theksojnë se Basha është fotografuar orët e vona të natës së djeshme, teksa Basha ishte duke folur me një person në fshehtësi.

Personazhi “sekret”, mendohet të jetë kryetari i PD-së së Shkodrës, Ramiz Çobaj, një nga kritikët e Lulzim Bashës mbi listën dhe largimet e figurave të rëndësishme nga rikandidimi.

Çobaj u tërhoq nga gara kur mësoi se ishte i renditur në vendin e tetë në listë. Nuk dihet ende se për çfarë mund të kenë diskutuar Basha dhe Çobaj, por temë besohet të jenë zgjedhjet.

Lënia jashtë e ish-kryeparlamentares Jozefina Topallit nga lista e Shkodrës, nuk është pritur aspak mirë nga vetë Shkodranët, të cilët e kanë kundërshtuar ashpër kreun Basha, e që mandatet në këtë qark sipas kritikëve, PD-ja i ka në rrezik.

SHKARKO APP