Takimi për TVSH e turizmit, Topuzi: Zbatimin e 6% nuk e pengon asgjë

Përfaqësuesit e biznesit në takimin e zhvilluar me Ministren e Financave, Helga Vukaj kërkuan zbatimin sa më parë të ndryshimit ligjor për uljen e TVSH 6% për akomodimin. Ndërsa sezoni ka filluar presidenti i Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi thotë se asgjë nuk e pengon zbatimin e këtij ligjit, ndërsa edhe biznesi është pajisur me infrastrukturën përkatëse.

Të fillojë sa më shpejt zbatimi i ndryshimit ligjor për uljen e TVSH në turizëm dhe këtë nuk e pengon më asgjë. Kështu shprehet Presidenti i Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi pas takimit të zhvilluar me Ministren e Financave, Helga Vukaj ku kanë janë konkluduar vlerësimet për përfunduar me aktet nënligjore.

Topuzi: Duke qenë se 80% e hoteleve në Shqipëri janë sezonale dhe presin këta dy muajt e verës, ne po bëjmë gjithë përpjekjen që VKM e qeverisë për uljen e tarifës 6% të ketë mundësinë të hyjë në fuqi që këtë sezon. Është një luftë disa mujore dhe shpresojmë që të kurorëzohet me sukses. E rëndësishme është që ramë dakord me të gjitha pikat që një problem madhor që ishte për bujtinat kryesisht dhe këto njësitë akomoduese të vogla që punojnë me kontrata me agjenci të vogla të kenë mundësi të aplikojnë TVSH në mënyrë që të bëhen më të shitshme.

Topuzi sqaron se bizneset kanë instaluar kasat fiskale në përshtatje të aktivitetit që ofrojnë për hotelerinë.

Topuzi: Ndërkohë bizneset kanë marrë kasat me dy shkallë TVSH-je, pra është bërë gati gjithë sistemi dhe shpresojmë që të fillojmë që nesër.

Deklarimet e këtyre bizneseve të tvsh me ndryshimin ligjor do të bëhen nga 10 deri në 15 korrik. Ministrja e Financave një ditë më parë bëri me dije se ajo kishte përfunduar aktin e vlerësimit ndërsa pret vlerësimet e grupeve të interesit.

SHKARKO APP