Taksa e pronës, Ahmetaj: Ndërtesat para vitit 1993, ja sa do të deklarojnë qytetarët

Ministri Ahmetaj, gjatë një takimi në Durrës, pasi prezantoi buxhetin dhe paketën fiskale, një ndër pikat ku ai u ndal ishte edhe taksa e pronës, e cila sipas tij prek të gjithë sistemin.

Konkretisht, sipas Ahmetaj vlera që do të deklarojnë qytetarët dhe individët do të ndryshojë nga sipërmarrja. Kështu për individët dhe qytetarët taksa fikse për metër katrorë do të jetë 0.05 për qind, duke iu referuar ndërtesave para vitit ’93, ndërsa për sipërmarrjen do të jetë 0.15 për qind.

“Taksa e pronës prek te gjithë sistemin. Po kalojmë në fazën e miradministrimit të kësaj takse. Është një taksë fikse për metër katrorë, për individët dhe qytetarët do te jete 0.05 për qind sipas ndarjes së udhëzimit numër 9 dhe VKM që i reformohet vlerave minimale fiskale për shtëpitë e ndërtuara para vitit 1993. Kështu, ata që kanë shtëpi të ndërtuara para vitit ‘93 kanë vlerë më të ulët, ndërsa për sipërmarrjen vlera do të jetë 0.15%. Pra është ruajtur një raport proporcional mes individit dhe sipërmarrjes”, u shpreh Ahmetaj.

SHKARKO APP