Taksa e qarkullimit, PD kërkon ulje me 20 lekë. PS: Kërkesa elektorale

Opozita i ka kërkuar qeverisë që të ulë taksën e qarkullimit nga 27 lekë në 7 lekë, pasi po i rëndon qytetarëve dhe biznesit.

Deputetja, Jorida Tabaku, ka prezantuar propozimin sipas të cilës çmimet e karburanteve janë më të lartat në rajon vetëm si pasojë e taksave.

Por për Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, një kërkesë e tillë është vetëm me synim elektoral.

Dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka përfshirë edhe deputetët e Komisionit të Ekonomisë.

Po ashtu edhe përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit nuk ka kaluar pa batuta.

Ky propozim i opozitës është rrëzuar nga maxhoranca.

SHKARKO APP