Taksa e “Rrugës së Kombit”, Panariti: Ndarje mes popullit shqiptar
”Trup Kombëtar”, e ka cilësuar deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, taksën e “Rrugës së Kombit”. Në një status në facebook, Panariti thotë se në vend që rruga të lidh dy shtete, ajo sot bërë rolin e ndarjes mes popullit shqiptar.
”Dy vendet bllokojnë me zell, prodhimet dhe eksportet e ndërsjellta me procedura, protokolle dhe analiza të dyshimta! Kosova, bllokon qumështin e Shqipërisë, Shqiperia bllokon miellin e Kosovës. Kosova përgatitet të bllokojnë frutat dhe perimet e Shqipërisë. Unë një shpullë sot, ti dy nesër dhe unë tre pasnesër, derisa të dy të shtrihemi dhe të mos ngrihemi më!! Kur nuk integrohemi mes vetit, si do të integrohemi me të tjerët”,-shkruhet ndër të tjera në statusin e deputetit të LSI-së.