Taksa e Rrugës së Kombit, Rama s’ka frikë: S’mund të pengoni e të bllokoni asgjë
Kreu i qeverisë e ka vazhduar debatin në Kuvend me kreun e opozitës, Lulzim Bashën duke deklaruar se Basha po “këmbëngul në budallallëkun e tij”, teksa kundërshton taksën e Rrugës së Kombit. Pasi e ka sulmuar Bashën duke përdorur gjërësisht sarkazmën, Rama u largua nga foltorja duke deklaruar se “nuk mund të pengoni e bllokoni asgjë”.
“Pavarësisht se këtu ka një profesor, – tha Rama duke vështruar në radhët e PD – edhe profesori qesh e tund kokën e nuk i thotë kryetarit se taksa e regjistrimit u ndërrua nga ministri i Financave – i vetmi që dinte se çfarë fliste këtu e prandaj e pastruat – dhe u kthye në taksë qarkullimi dhe iu bashkua pjesës ë detyrimit nga karburanti. Ajo që ka rëndëis të kuptohet taksa e regjistrimit apo e qarkullimit apo e infrastrukturës ëhstë komnbëtare dhe nuk ka lidhje me pagesat e përdoruesve të rrugëve të veçanta se në se do të ishte kështu, asnjë vend nuk do të kishte rrugë me pagesë.të gënjejnë, Lulzim, të thonë jepi 7 herë 7 bëjnë 42. A e thonë se duan të të heqin sa më shpejt qafe, ëktë duhet ta zgjidhësh ti.
Ka taksë kombëtare, kjo nuk ka lidhje me pagesën.
Rritja e vlerës së mirëmbajtjes ëhstë e lidhur em ato të ardhura që ti përmende.
Sa për komisionin parlamentar në këto që the, çështja nuk është në duart e Prokurorisë shqiptare sepse i ka kapërcyer kufijë dhe nuk është problem transparence, por më kompleks ndaj iu sugjerova kolegëve të tu të mos qeshin, sepse është problem kompleks. Dhe i vetmi që nuk qesh është lideri dixhital sepse ai e di shumë mirë të vërtetën.
Kësaj nuk i ikën duke thënë hajde të bëjmë një komision parlamentar dhe të hetojmë ABI Bank, investimin më të madh amerikan. Se i bie të hetosh gjithë planetin.
Këto nuk i lejohen asnjë karrocieri të dehur të zhgënjyer nga PD në një lokal të humbur e jo më liderit të alternativë dhe që del ëktu e nuk di çfarë flet.
Mudntë bëhs për budallenj vetëm ata që duan të bëhën se kanë hallin e karriges, disa të përsheshit, disa se e kanë për herë të parë, po shqiptarët nuk i bën dot. Jeni në proces biodegrademi politik, po e degradoni partinë e alternativës. Sa më shumë vrapo t’i ngjitesh LSI-së, aq më shumë tregon se në ç’fazë të biodegradimit është partia jote.
Nuk është kritikë për ju, se LSI-ja nuk ka vizion, ka pozicion. Nuk ka rëndësi çfarë vjen nga truri, rëndësi ka çfarë vjen nga peizazhi. Janë në rregull ata.
Nuk mund ju të pengoni asgjë e të bllokoni asgjë.”