Taksa/Ja sa do të paguajnë lokalet për të drejtën e autorit
Metodologjia dhe tarifat për veprat e mbrojtura nga ligji i autorit nga Sporteli Unik- përfaqësuesi i Agjencive për të drejtat e Autorit- do të aplikohet edhe për çdo lokal të mundshëm, që sipas vendimit të miratuar nga Ministria e Kulturës përmblidhen me emërtimin “VENDET KU KONSUMOHEN USHQIME DHE/OSE PIJE”, ku ndikimi i veprës së mbrojtur është thelbësor ose dytësor për zhvillimin e aktivitetit tregtar.
Të gjithë subjektet përdoruese do të paguajnë në varësi të kategorive dhe orareve të ushtrimit të aktivitetit.
Tipologjia e aktivitetit është ndarë në 4 kategori: Në kategorinë e I përfshihen Pub-e, Disko-Clubs, Karaoke, Taverna, Bar i Hotelit, dhe të tjera të ngjashme me to;
Në kategorinë e II përfshihen Restorantet, Bar-Caffe, Bufe, Pastiçeri, Bistro, Piceri, Zgarat, Ëine Bar dhe të tjera aktivitete të ngjashme me to;
Në kategorinë e III përfshihen Fastfood, si dhe vende të tjera ku nuk shërbehen pije alkoolike.
Ndërsa kategoria e IV, e cila përfshin “Vendet ku NUK konsumohet ushqim dhe pije”, bie ndesh me tipologjinë e përgjithshme të aktiviteve për “Vendet ku konsumohen ushqime dhe/ose pije”.
Tarifa gjithashtu për lokalet do të përcaktohet edhe në bazë të orareve të aktivitetit në periudhën sezonale turistike ose jashtë saj, sipas vendndodhjes: në kryeqytet ose qytete të tjera. Tarifa për lokalet komplikohet më shumë pasi për këtë tarifë do të llogaritet edhe kapaciteti i mjedisit për ofrimin e shërbimit, ndërsa për diskotekat ku hyrja është me pagesë, tarifa do të aplikohet duke konsideruar edhe ditët e punës gjatë javës.
Si përfundim, tarifa për lokalet do të jetë rezultat i të gjitha të dhënave të përmendura më sipër, ku të gjitha parametrat do të merren në konsideratë. Kjo tarifë për lokalet, ndryshe nga televizionet( e cila llogaritet në bazë të të ardhurave vjetore), do paguhet çdo muaj.
Dhe në rast se lokalet nuk deklarojnë të dhënat e kërkuara nga Këshilli Kombëtar për të Drejtat e Autorit, tarifa do të llogaritet njësoj me tarifën e një lokali tjetër me karakteristika të ngjashme.
Të dhënat
Kategoria e parë ku përfshihen Pub-e, Disko-Clubs, Karaoke, Taverna, Bar i Hotelit, dhe të tjera aktivitete të ngjashme me to në qytetin e Tiranës dhe zonat në periudhën e sezonit turistik nëse qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 tarifohen me 750 pikë, 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 750*10= 7500 lekë në muaj; deri në mesnatë tarifohen me 1 500 pikë, 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 1 500*10= 15 000 lekë në muaj; dhe pas mesnate me 3 000 pikë,1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 3 000*10= 30 000 lekë në muaj.
Ndërsa në qytetet e tjera si dhe zonat jashtë sezonit turistik, lokalet që qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 paguajnë 500 pikë, 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 500*10= 5 000 lekë në muaj; deri në mesnatë 1 000 pikë, ,1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 1 000*10= 10 000 lekë në muaj; dhe pas mesnate 2 000 pikë, ku 1 pikë është e barabartë me 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 2 000*10= 20 000 lekë në muaj.
Kategoria e dytë ku përfshihen Restorantet, Bar-Caffe, Bufe, Pastiçeri, Bistro, Piceri, Zgarat, Ëine Bar dhe të tjera aktivitete të ngjashme me to në kryeqytet dhe zonat në periudhën e sezonit turistik nëse qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 tarifohen me 200 pikë,ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 200*10= 2 000 lekë në muaj; deri në mesnatë me 400 pikë,ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 400*10= 4 000 lekë në muaj; dhe pas mesnate me 800 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 800*10= 8 000 lekë në muaj.
Ndërsa në qytetet e tjera si dhe zonat jashtë sezonit turistik, lokalet që qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 do të paguajnë 150 pikë, ku pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 150*10= 1 500 lekë në muaj;deri në mesnatë 300 pikë, ku
1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 300*10= 3 000 lekë në muaj; dhe pas mesnate 600 pikë, ku 1 pikë është e barabartë me 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 600*10= 6 000 lekë në muaj.
Kategoria e tretë ku përfshihen Fastfood, si dhe vende të tjera ku nuk shërbehen pije alkoolike në kryeqytet dhe zonat në periudhën e sezonit turistik nëse qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 tarifohen me 100 pikë,ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 100*10= 1 000 lekë në muaj;deri në mesnatë me 200 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 200*10= 2 000 lekë në muaj; dhe pas mesnate me 400 pikë,ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 400*10= 4 000 lekë në muaj.
Ndërsa në qytetet e tjera si dhe zonat jashtë sezonit turistik, lokalet që qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 do të paguajnë 75 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 75*10= 750 lekë në muaj; deri në mesnatë 150 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 150*10= 1 500 lekë në muaj; dhe pas mesnate 300 pikë, ku 1 pikë është e barabartë me 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 300*10= 3 000 lekë në muaj.
Kategoria e katërt ku përfshihen “Vendet ku NUK konsumohet ushqim dhe pije” në qytetin e Tiranës dhe zonat në periudhën e sezonit turistik nëse qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 tarifohen me 50 pikë,ku l pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 50*10= 500 lekë në muaj; deri në mesnatë me 100 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 100*10= 1 000 lekë në muaj;dhe pas mesnate me 200 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 200*10= 2 000 lekë në muaj.
Ndërsa në qytetet e tjera si dhe zonat jashtë sezonit turistik, lokalet që qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 do të paguajnë 40 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 40*10= 400 lekë në muaj;deri në mesnatë 80 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 80*10= 800 lekë në muaj;dhe pas mesnate 150 pikë, ku 1 pikë është e barabartë me 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 150*10= 1 500 lekë në muaj.
Përveç pikëve, tarifës të të gjitha kategorive të përmendura më sipër u shtohet edhe kapaciteti maksimal i ofrimit të shërbimit: deri në 30 persona, tarifa reduktohet me 30%, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë vetëm 70% të tarifës 4 000 lekë në muaj, pra 1 200 lekë më pak; nga 31 deri në 100 persona, tarifa aplikohet e plotë 100%, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë njësoj, pra 4 000 lekë në muaj; nga 101 deri në 200 persona, tarifa rritet me 50%, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 50% më shumë se 4 000 lekë në muaj, pra edhe 2 000 lekë të tjera, në total 6 000 lekë në muaj; nga 201 deri në 500 persona, tarifa dyfishohet, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 2 herë më shumë se 4 000 lekë në muaj, pra në total 8 000 lekë në muaj; nga 501 deri në 1000 persona, tarifa trefishohet, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 3 herë më shumë se 4 000 lekë, pra në total 1 200 lekë në muaj; nga 1001 e më shumë persona, tarifa katërfishohet, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 4 herë më shumë se 4 000 lekë në muaj, pra në total 1 600 lekë në muaj.
Rasti i veçantë /Diskoteka
Specifikohen rastet e eventeve në diskoteka ku hyrja është me pagesë, ku përveç orareve të aktivitetit dhe kapacitetit të mjedisit,tarifa përcaktohet edhe në bazë të ditëve të punës gjatë javës: për 2 ditë në javë, tarifa dyfishohet, psh nëse një DiscoClub(pjesë e kategorisë së I) qëndron hapur pas mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 2 herë më shumë se 30 000 lekë në muaj, pra në total 60 000; për deri në 4 ditë në javë, tarifa rritet me 30%, psh nëse një DiscoClub(pjesë e kategorisë së I) qëndron hapur pas mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 30% më shumë se 30 000 lekë në muaj, pra në total 39 000; për më shumë se 4 ditë në javë, tarifa rritet me 20%, psh nëse një DiscoClub(pjesë e kategorisë së I) qëndron hapur pas mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 20% më shumë se 30 000 lekë në muaj, pra në total 36 000 lekë në muaj.