Taksat vendore, Bashkia u lë afat 3 muaj bizneseve të reja

Bizneset e reja që do të operojnë në Tiranë do të t’u lihet afat 3 muaj që të paguajnë taksat vendore nga 1 muaj që është afati ligjor i parashikuar deri më tani.

Lajmi për këtë lehtësi për të gjithë sipërmarrësit e rinj u dha nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku gjatë një tryeze diskutimi me anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Mazniku premtoi lehtësi edhe të proçedurave për bizneset e reja, kërkesë kjo edhe e anëtarëve të Dhomës Amerikane.

“Një nga problematikat që është ngritur është në lidhje me dokumentat që kërkohen për regjistrimin e një biznesi të ri pranë Bashkisë. Ka një sërë dokumentash”, tha Artan Bozo.

“Çështjen e bizneseve të reja në mbledhjen e ardhshme të Këshillit bashkiak me 15 kemi një vendim që e shtyn pagesën e  taksave për bizneset e reja në tre muaj, nga 30 ditë që është në 90 ditë, për tu dhënë kohë bizneseve që të kenë më shumë kohë për të paguar taksat dhe tarifat lokale. Padyshim që edhe sasia dhe volumi i dokumentacionit që do të duhet mund të rishikohet dhe do ta diskutojmë sëbashku me zyrën e tatim-taksave”, shtoi Arbian Mazniku.

Drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetit renditën disa nga objektivat kryesore të pushtetit vendor për ta shndërruar Tiranën në një qytet atraktiv për bizneset.

SHKARKO APP