Taksisti dhe pasagjerja, zbulohet identiteti i viktimave të aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës
Një aksident tjetër i rëndë rrugor ka ndodhur në vend me dy të vdekur, ende pa kaluar trondija e tragjedisë së familjes Preka në Velipojë, e cila thuajse u shua tërësisht. Elena Abdillari, 23 vjeçe si dhe shoferi i taksisë Bujar Agalliu. 60 vjeç, me të cilin ajo po udhëtonte kanë vdekur në vend pasi një Benz i ka goditur nga mbrapa.
Policia e Durrësit ka njoftuar se mbrëmjen e datës 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas, një Benz me targa AA 060 SP është përplasur me një Taksi me targa DR 475 TX.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i taksisë, B.A. 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga veprimet paraprake dyshohet se Benzi e ka përplasur nga mbrapa Taksinë dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.
Në Benz nuk është gjetur asnjë shtetas.
Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.