Taksisti përdhunohet nga tri femra, gjë që s’e kishte parë as në ëndërr

Një taksist në Rusi u përdhunua nga tre femra rreth të njëzetave teksa përpiqej t’i çonte në destinacion.

Tre vajzat pasi e sulmuan dhe e lidhën, e droguan dhe nisën ta përdhunojnë me radhë për orë të tëra.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin rus Nizhni Novgorod. “Më bënë gjëra që kurrë nuk i kisha imagjinuar”, tha taksisti i shokuar. Por ironia është se ai shkoi të bënte një denoncim, por legjislacioni rus dënon vetëm meshkujt që përdhunojnë femra, dhe jo anasjelltas.

Tre vajzat kanë kështu mundësinë t’ia hedhin paqe. “Sapo i çova në destinacion dhe u kërkova të paguanin biletën, ato m’u hodhën sipër. Më lidhën dhe më droguan dhe abuzuan me mua për disa orë”, thotë taksisti i “pafat”. Ai thotë se fillimisht mendoi se ishte një grabitje, por kur kuptoi se çfarë donin të bënin u përpoq të reagonte. “Më përdhunuan dhe bënë gjëra të paimagjinueshme me mua”, rrëfen taksisti.  Gjykata thotë se maksimumi femrat mund të dënohen për dëme fizike dhe mund të shpëtojnë me disa javë burg.

SHKARKO APP