Taksixhiu i ndershëm, gjen “thesarin” por e kthen
Një taksixhi i ndershëm ka bërë një shok përjetë pasi i ktheu çantën një pasagjeri që e kishte harruar në sediljen e pasme të makinës së tij, bashkë me 12,000 euro të thata.
Mohammed Nisar, 55-vjeç, po e çonte tregtarin Adrian Quinn te stacioni i trenit në Walsall dhe pasi klienti ndali, u largua dhe harroi ta merrte çantën.
Ai sapo e kishte tërhequr shumën e majme nga një llogari bankare si trashëgimi e përfituar nga vdekja e mamasë së tij dhe pasi e vuri re gabimin e tij tha se mbeti “i shtangur”.