Talent në programim? Ti mund të jesh një prej tyre!
Fuqizimi i grave dhe zhvillimi i aftësive të të rinjve nëpërmjet teknologjisë, janë dy prej synimeve kryesore, pjesë e strategjisë së Vodafone Albania. Në këtë kuadër, Vodafone është angazhuar t’ju ofrojë vajzave adoleshente në 26 vende te botës, përfshirë Shqipërinë, trajnime në programim dhe gjuhë kompjuterike, nëpërmjet programit #Codelikeagirl.
#Codelikeagirl është programi risi që synon fuqizimin dhe zhvillimin e talenteve që kanë pasion teknologjinë, programimin dhe krijimin e faqeve WEB. Gjate javës së kaluar, 12 vajza nga shkolla të ndryshme u bënë pjesë e kursit 5-ditor, i cili i dha mundësinë pjesëmarrësve të pasurojnë njohuritë e tyre në programim dhe gjuhëkompjuterike, aftësi të domosdoshme për një karrierë në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë).
“Programimi dhe profesione të ndryshme të cilat kërkojnë aftësi teknologjike janë perceptuar kryesisht si profesione për djemtë. Sot, në kohën kur shumica e profesioneve dhe punëve kërkojnëaftësi teknologjike, ky perceptim duhet të ndryshoj. Prandaj, e nisëm këtë trajnim fillimisht me vajzat, me qëllimin për të rritur mundësitë e tyre për një karriere në fushën e teknologjisë si dhe të ndërgjegjësojmëpublikun dhe kompani të tjera mbi rëndësinë e barazisë gjinore dhe ofrimin e mundësive të barabarta të bazuara vetëm tek merita dhe aftësitë. – tha Christina Samoulada, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Vodafone Albania.
Javën e kaluar nisëm trajnimet e para me 12 vajza të reja dhe shumë të talentuara nga programet tona të praktikës. Ishte e mahnitshme të shihje rezultatet e arritura vetëm për 5 ditë. Kjo na tregoi edhe njëherë që të rinjtë shqiptarë janë shumë të lidhur me teknologjinë dhe të etur për të mësuar sa më shumë rreth saj. Për këtë arsye, ne nuk do te ndalemi këtu. Në dhjetor do të vijojmë me njëklase tjetër duke përfshirë edhe më shumë vajza dhe në të ardhmen do të përfshijme dhe djemtë në këtë program. Synimi jonëështëtë frymëzojmë dhe mbjellim farën e teknologjisë tek te rinjtë dhe të sigurohemi që të lulëzojë në të ardhmen emocionuese që na pret” – shtoiSamoulada.
Vajzat ne STEM (Shkencë, Technologji,, Inxhenieri, Matematikë) dhe #codelikeagirl do të ofrohen nga Vodafone Albania edhe në muajt në vijim si një trajnim i çertifikuar nga Vodafone, kompania lider i zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit në Shqipëri.