Tani e tutje mund të flini në dhomën e presidentit Trump
Vizitorët e parë në dhomën e presidentit amerikan Donald Trump priten të vijnë fundjavën e ardhshme. Adhuruesit e Trump dhe ata të cilët dëshirojnë të dinë se si ishte fëmijëria e hershme e presidentit të 45-të amerikan, munden nga tani e tutje të huazojnë shtëpinë në të cilën ai ka qëndruar. Çmimi për një natë qëndrim është 725 dollarë. Në këtë shtëpi të madhe në lagjen e Nju Jorkut, Trump ka kaluar katër vitet e parë të jetës. Shtëpia mund të rezervohet me disa “klikime” në rrjetin e faqes “AirBnb”. Shtëpia me pesë dhoma mund të pranojë 20 persona. Për vizitorët, të cilët dëshirojnë të ndjekin presidentin Trump në Twitter ose të shikojnë emisionet, të cilat i shikon edhe ai është siguruar interneti dhe televizori. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1940 nga babai i Trump në lagjen elite, Jamaica Estate.