Tani mund të vizitoni bunkerin ku Hitleri kreu vetëvrasje (FOTO)

12 euro mjaftojnë për të vizituar zyrën e kancelarit gjerman Adolf Hitler, aty ku ai ka kaluar edhe çastet e fundit të jetës.

Tani është hapur vendi që quhet “Berlin Story Bunker”. Gazeta “The Telegraph”, shkruan se ky bunker nuk është origjinal, por një imitim i tij.

Bunkeri në fjalë është një ish-strehë kundërajrore, rreth 2 kilometër larg vendit ku ka qenë bunkeri origjinal. Ky i fundit është shkatërruar totalisht dy vjet më parë.

Afër bunkerit, është edhe një muze, i cili ka marrë emrin “Topografia e terrorit”. Në këtë muze, dokumentohen të gjitha krimet e kryera nga ana e nazistëve. “Berlin Story Bunker” është duke u vizituar nga shumë zyrtarë, sidomos nga gazetarët.

Hapja e bunkerit ka shkaktuar debate.

SHKARKO APP