TAP emëron drejtoren e re në Greqi, Katerina Papalexandri

Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG njoftoi emërimin e Katerina Papalexandri në pozicionin e Drejtorit të TAP për Greqinë duke nisur që prej datës 1 shtator 2017. Katerina do të zëvendësojë Drejtorin aktual, Rikard Scoufias

Papalexandri ka një përvojë më shumë se 20 vjeçare në industrinë e energjetikës, ekspertizë në tregjet dhe projektet e gazit, negociatat tregtare dhe menaxhimin e palëve të interesit. Ajo vjen nga BP në Londër, ku ka pasur një sërë pozicionesh të larta përgjatë karrierës së saj prej vitit 1998, kur ajo u bë pjesë e shoqërisë.

Nga viti 2006 deri në vitin 2012, Papalexandri ka punuar për BP-në nga Athina si Këshilltare e Lartë e Tregut të Gazit për Evropën dhe Afrikën, si dhe Zhvilluese Biznesi për Gazin Kaspik. Ajo gjithashtu ka përvojë të gjerë në zinxhirin e Korridorit Jugor të Gazit, sepse ka punuar si Menaxhere Transporti për Gazin Kaspik dhe si Menaxhere e Riskut Strategjik për Korridorin Jugor.

Më rishtazi, në nëntor të vitit 2015, Papalexandri filloi punë si Menaxhere e Lartë Tregtare për Korridorin Jugor, ku ndër të tjera, ajo drejtoi aspektet tregtare të të gjithë zinxhirit të vlerave. Luca Schieppati, Drejtori i Përgjithshëm i TAP-it komentoi: “Jam me të vërtetë i lumtur që Katerina është bërë pjesë e ekipit tonë si Drejtorja e për Greqinë. Si investimi i huaj direkt më i madh në Greqi, ndërtimi i Gazsjellësit Trans Adriatik do të jetë një kontribut i madh që do të mbështesë Greqinë për t’u bërë një nyje kyçe në hartën energjetike të Evropë juglindore.

Si projekt me këtë rëndësi strategjike për Greqinë, tashmë po hyjmë në fazën përfundimtare të projektit, dhe TAP- përgatitet për veprimtaritë tregtare dhe operacionale në mënyrë që të transportojë sasinë e parë të gazit. Kam besim të plotë se përvoja shumëvjeçare e Katerinës dhe njohuritë bashkë me ekspertizën e gjerë në industrinë e energjetikës, si në Greqi ashtu edhe në Korridorin Jugor të Gazit, do të jenë thelbësore për përfundimin e suksesshëm dhe të sigurt të projektit tonë në Greqi.”

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin TransAnatolian (TANAP), në kufirin turko-grek në Kipoi, do të kalojë përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të përmirësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe vende të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si në Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Zvicër dhe Austri.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, gjatë gjithë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh investimesh të huaja direkte dhe nuk varet nga grante, apo subvencione. Pas fillimit të tregtimit të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, synuar të nisë në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë në vitin 2020.

Aksionarë të TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%)

SHKARKO APP