TAP: Masa për të minimizuar dhe zbutur çdo ndikim në mjedis

Ndërtimi i gazsjellësit TAP është duke ecur sipas parashikimeve në tre shtetet nga ku kalon. Për gazsjellësin TAP, një nga aspektet më të rëndësishme është të shmangë ndikimet negative në mjedis dhe të sigurojë praktika të qëndrueshme.

Drejtoresha për Komunikimin, Lisa Givert, tha për agjencinë e lajmeve “Trend” se TAP ka identifikuar ndikimet sociale dhe në mjedis në atë që njihet si procesi “Environmental and Social Impact Assessment” (ESIA), realizuar në çdo shtet tranzit nga ekspertë teknikë dhe në konsultim me të gjithë partnerët.

Givert bëri një analizë të asaj sesi përkthehen në praktikë politikat në mbrojtje të mjedisit. “Ne kemi reduktuar gjerësinë e tubacionit në zonat pyjore dhe në zonat e ndjeshme të populluara nga specie të njohura e të veçanta shpendësh e kafshësh për t’u siguruar që të minimizojmë dhe të shmangim çdo ndikim negativ aty ku është e mundur. Në shumë fusha kemi reduktuar gjerësinë e rrugës nga 38 në 28 metra ndërsa në Itali e kemi zvogëluar deri në 18 metra”, tha ajo.

Po kështu, u shpreh Givert lidhur me menaxhimin e qëndrueshëm të ujit në rajonin e Pulias në Itali, ne vendosëm të mos përdornim furnizime lokale me ujë të freskët ose të përdornim ujin e ujësjellësit për testet tona hidroteknike, pasi nuk kishte asnjë mënyrë për ta pastruar dhe rifutur ujin në sistemet e zonës lokale. “Për të siguruar që sistemet nuk janë të prekura, ne kemi projektuar një mikrotunel që ka një hapësirë që mund të mbyllet plotësisht për të akomoduar një zonë natyrore të ujit të detit me një furnizim të vazhdueshëm me ujë kur të përfundojë. Në këtë mënyrë ne kemi arritur të kapërcejmë nevojën për ujë të freskët, duke pasur një lidhje të drejtpërdrejtë përmes detit në një pozicion rreth 700 metra nën det, në një thellësi uji prej rreth 30 metrash”.

“Gjithashtu po zbatojmë një sistemi që ripërdor ujin e testimit hidrostatik. Zhvendosja ose shmangia e ujit të provës nga një seksion i testit në tjetrin zvogëlon nevojën për burime të reja, sidomos në zonat e thata ku përdoret uji për nga bujqësia, blegtoria etj”, tha Givert.

“TAP gjithashtu po bën ecën sipas parashikimeve për i përket pemëve të ullinjve në Itali për t’i ruajtur përkohësisht derisa ato të mund të ripërpunohen. Përkohësisht do të zhvendosen përafërsisht 2.000 pemë ulliri që më vonë do të vendosen në  vendin e tyre të origjinës.  Gazsjellësi TAP tregon kujdes gjatë punimeve për ndërtimin e gjurmës së tij edhe për vlerësimin e zonave të njohura të trashëgimisë kulturore, rast pas rasti, për të minimizuar ndikimet e mundshme. Ne përdorim një sërë masash për të minimizuar dhe zbutur çdo ndikim në mjedis apo në zonat e mbrojtura dhe angazhohemi që t’i kthejmë sa më afër kushteve të tyre origjinale që të jetë e mundur”, theksoi Givert.

SHKARKO APP