TAP përjashtohet nga tatim-fitimi 15%, 10% sipas kontratës

Gazësjellësi TAP, i cili ka hyrë në fazë intensive punimesh për shtrirjen e tubacionit në territorin shqiptar është përjashtuar nga niveli 15% i tatimit mbi fitimit, të cilin aktualisht qeveria shqiptare e aplikon për të gjitha kategoritë e biznesit.

Burimet nga tatimet bëjnë me dije se kompania e ka të sanksionuar në kontratën e nëshkruar në vitin 2013 me qeverinë shqiptare se do të mbajë të pandryshuar nivelin e taksimit.

Tatimi mbi Fitimin në vitin 2013 ishte 10%, por me ardhjen e qeverisë së re në pushtet, në fillim të vitit 2014 tatimi mbi fitimin u rrit me në 15%.  Por rritja me 50% e barrës fiskale për tatimin e fitimeve në Shqipëri ka lënë të përjashtuar një nga operatorët më të mëdhenj në ekonominë e vendit, transmetuesin e gazit nga Deti i Zi në Europë.

Gazësjëllësi TAP raportoi per 2015 fitim para tatimit rreth 21.4 milionë lekë.

TAP-i do të zhvillojë infrastrukturën energjetike shqiptare dhe do të afrojë investime të huaja madhore në vend. TAP pritet të jetë një ndër investimet e huaja direkte më të mëdha në Shqipëri deri tani. Si i tillë, ai do të ndihmojë të krijojë aktivitet ekonomik duke hapur vende pune dhe duke zhvilluar aftësitë dhe mundësitë vendore.

TAP-i ka marrë mbështetje të fuqishme nga qeveria e Shqipërisë dhe është përcaktuar si ‘Projekt i Rëndësisë Kombëtare’.

Gazsjellësi do të ndihmojë Shqipërinë të vazhdojë integrimin e saj tregtar dhe fizik me Evropën, duke rritur rëndësinë rajonale dhe gjeo-strategjike të vendit ndërsa promovon stabilitet të vazhdueshëm dhe përgatit vendin për anëtarësinë e mundshme në BE.

Përveç shtytjes për të ardhura vjetore të qëndrueshme dhe të parashikueshme pasi të bëhet operativ, TAP-i mund të mbështesë gjithashtu Shqipërinë në përmbushjen e nevojave të veta energjetike në të ardhmen duke zhvilluar një treg të brendshëm energjetik.

TAP-i po mbështet zhvillimin e tregut të gazit natyror në Shqipëri dhe tashmë po ndihmon me hartimin e Master Planit Kombëtar për Gazin.

SHKARKO APP