TAP/ Shpronësime të reja. Qeveria miraton VKM për sipërfaqen dhe vlerën e pronave

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit të përhershëm të kalimit, për interes publik, mbi disa pasuri të paluajtshme, pronë private, që preken nga korridori i punës (rrugët hyrëse) dhe sistemi i gazsjellësit (mikrotuneli) në zonat Korçë, Devoll, Berat, Skrapar dhe Fier, pjesë e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP).

Shpronësimi, marrja në përdorim të përkohshëm dhe vendosja e servitutit të përhershëm të kalimit mbi këto pasuri parashikohet të bëhen në favor të shtetit, përfaqësuar nga ish-Ministria e Energjisë dhe Industrisë, aktualisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për sipërfaqen prej  29 (njëzet e nëntë) m2 që shpronësohet; për sipërfaqen prej 7 433 (shtatë mijë e katërqind e tridhjetë e tre) m2 që merret në përdorim të përkohshëm si dhe për sipërfaqen prej 1 511 (një mijë e pesëqind e njëmbëdhjetë) m2 mbi të cilën vendoset servituti, me një vlerë të përgjithshme prej 29 102 690.65 (njëzet e nëntë milionë e njëqind e dy mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e pesë) lekësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlera e përgjithshme prej 29 102 690.65 (njëzet e nëntë milionë e njëqind e dy mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e pesë) lekësh dhe të gjitha shpenzimet e tjera procedurale do të përballohen nga shoqëria TAP AG, si subjekti kërkues i kësaj kërkese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo pronar, për t’u likuiduar për efekt të shpronësimit, marrjes në përdorim të përkohshëm dhe vendosjes së servitutit, duhet të dorëzojë pranë shoqërisë TAP AG, dega Shqipëri, dokumentacionin e plotë të pronësisë, vërtetimin bankar lidhur me numrin e llogarisë dhe IBAN-in, si dhe kopjen e kartës së identitetit, të shoqëruar me një kërkesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?