Tarifat përmbarimore – Ministri Ahmetaj premton uljen e tyre

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, premtoi të enjten zgjidhjen e shpejtë të ngërçit të krijuar mes bankave dhe shoqërive përmbarimore, për shkak të rritjes së lartë të tarifave.

Duke përsëritur edhe njëherë optimizmin për shëndetin e ekonomisë shqiptare, Ahmetaj tha gjatë Konferencës Vjetore të Bankës së Shqipërisë se ecuria e kreditimit ende nuk i përgjigjet ecurisë pozitive të treguesve të tjerë makro.

Sipas tij, legjislacioni për tregun financiar do të përmirësohet, ndërsa pengesat për mbledhjen e detyrimeve, siç mund të jenë tarifat e larta përmbarimore, do të korrigjohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anulimi i udhëzimit për tarifat e reja përmbarimore u kërkua shprehimisht edhe në deklaratën e fundit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në fjalën e tij gjatë Konferencës së Bankës së Shqipërisë, nuk ndau të njëjtin entuziazëm me Ministrin e Financave për gjendjen e ekonomisë shqiptare.

Sipas Presidentit, rritja në kufijtë e 4% është e pamjaftueshme dhe ekonomia vuan një diversifikim të ulët sektorial, çka shtron nevojën urgjente për reforma në shërbim të një modeli më të suksesshëm ekonomik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?